Asnjë rast me “Covid 19”, Renova e kompletuar udhëton për në Armeni

Lajm i mirë edhe për skuadrën e Renovës, kjo pasi asnjë nga tabori i “bardhekaltërve” nga Tetova nuk ka rezultuar pozitiv me “Covid 19”, njofton “infOSport.mk”. Një gjë e tillë u mësua ditën e martë, pas testimeve që iu nënshtrua e gjithë skuadra, ndërsa një gjë të tillë kishin paralajmëruar përmes faqes zyrtare në facebook:

“E gjithë ekspedita që do të udhëtoj për ndeshjen në kuadër të Europa League kundër ekipit FC ALASHKERT ka rezultuar NEGATIV në testimet e COVID-19. Ditën e nesërme skuadra do të udhëtoj drejt kryeqytetit Armen-Yerevan”.

Ndeshja midis Alashkert dhe Renovës do të zhvillohet të enjten (27 gusht) me fillim në ora 18:00 në “FFA Academy Stadium” në Jerevan.

Leave a Reply