Përforcimi më i fundit i Renovës, Arbër Shala është federuar me kohë në UEFA për ndeshjet e Liga Europa, ashtu që i njëjti do të jetë në disponim të trajnerit Bujar Islami për ndeshjen e nesërme kundër Alashkert në Armeni, njofton “infOSport.mk”.
Shala është pjesë e listës së futbollistëve që ka publikuar sot UEFA, ashtu që me Shalën në formacion, Renova do të përfitojë në cilësi dhe siguri në krahun e majtë të mbrojtjes.
Ai do të veshë fanellën me numër 3, ndërsa në listën e publikuar nga UEFA, bie në sy edhe emri i 18-vjeçarit Festim Ebibi, i cili tashmë ka debutuar për ekipin e parë në ndeshjet e këtij sezoni në LPFMV.
Kujtojmë ndeshja Alashkert – Renova nesër në Jerevan do të startojë me fillim në ora 18:00.