Shkupi nesër drejt Bakus, të gjithë rezultojnë negativ në Kovid 19

Shkupi të enjten luan ndaj Neftçit në kuadër të xhiros së parë eliminatore në Liga Europa. Futbollistët, stafi dhe anëtarët e kryesisë  së Shkupit janë testuar mëngjesin e sotëm për Kovid 19 dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.

Ekspedita bardheblu, të mërkurën do të udhëtojë për në Baku të Azerbajxhanit, ku në orët e mbrëmjes do të ketë dhe stërvitjen zyrtare, ndërsa ndeshja Neftchi – Shkupi luhet të enjten, me fillim në orën 18:00.

Leave a Reply