Sileksi dhe FC Shkupi mund të jenë skuadrat që mund ti prishin llogaritë Shkëndijës këtë edicion në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”. Dy ish skuadrat kampione të Maqedonisë para vitit 2000, pas 3 xhirove të para udhëheqin renditjen, bashkë edhe me Shkëndijën, që nuk ka treguar ndonjë dallim të madh në kualiltet.
Sileksi po tregohet shumë bindës, ndërsa më së miri dëshmojnë 12 golat e shnëuar në 3 ndeshje. FC Shkupi e nisi me një barazim me Shkëndijën, për të vijuar me dy fitore dhe lojë bindëse ndaj kundërshtarëve si Makedonija Gj.P dhe Bellasica. Fitore në dy ndeshjet e fundit regjistroi edhe Shkëndija, mirëpo duke mos qenë ajo Shkëndijë që në të kaluarën e dominonte edhe lojën dhe kënaqte publikun.
Për momentin ajo që kënaq tifozët “kuqezi” është fakti se skuadra e tyre po mban hapin që në start me rivalët.
Një start të mirë ka bërë edhe Renova e Bujar Islamit, që në 3 xhirot e para nuk njeh disfatë. Ata xhiron e fundit, mundën Akademia Pandevin me rezultatin 2:0, duke figuruar lartë në tabelë. Me 5 pikë të tubuara, “gjipspunuesit” janë në ndjekje të treshes udhëheqëse, Sileksit, FC Shkupit dhe Shkëndijës që kanë nga 7 pikë, transmeton “infOSport.mk”.
Pas Renovës, vijojnë 3 skuadra me nga 4 pikë, përfshirë edhe Struga Trim Lum, që të dielën mundi Borecin, dy skuadrat shkupjane, Makedonija GJ.P dhe Vardari me nga 3 pikë mbajnë pozitat 9 dhe 10, ndërkohë në dy pozitat e fundit renditen dy skuadrat nga Strumica, Akdemia Pandev dhe Bellasica me zero pikëdhe zero gola të shënuar.
Në cilën pozitë 🔢ndodhet skuadra e juaj e ❤️
Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 25 август 2020 г.