Skuadra kampione e Italisë, Juventusi ka shfaqur interesim për mbrojtësine Ajaksit, Sergino Dest.
20-vjeçari ka shkëlqyer te skuadra hoandeze, teksa Juventusi e sheh atë si përforcimin ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Ajaksi për shërbimet e Dest kërkon 20 milion euro, shumë kjo që nuk duhet të jetë problem për “Zonjën e Vjetër”.
Pikërisht çmimi i lartë bëri që Juventusi të heq dorë nga mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Semedo, ashtu që tashmë Dest mbetet kandidati kryesor për të veshurë fanellën “bardhezi” në sezonin e ri.