Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda sezonin e ri futbollistik do të luaj në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”. Vojvoda sonte ka zbarkuar në Torino nën shoqërinë e menaxherit të tij, Adrian Aliaj.
Kujtojmë Aliaj më herët në “Serie A” kishte transferuar edhe mbrojtësin Amir Rrahmani, i cili pas një sezoni të kaluar te Verona, këtë edicion kaloi në rradhët e Napolit për shumën e 14 milion eurove.
Vojvoda kërkohej edhe nga Atalanta, por “demat” ishin më konkretë dhe bënë ofertën e duhur për reprezentuesin kosovar, për shërbimet e të cilit Tirino skuadrës belge të Standard Liezh, i paguajti 5.5 milionë euro, por që 20% të kësaj shume do ti takojnë ish skuadrës së Vojvodës, Muskron.
Vojvoda arriinë në Torino
Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 25 август 2020 г.