Luis Suarez është gjithnjë e më larg Barcelonës, ndërsa shumë skuadra të njohura europiane dëshirojnë të shohin uruguaianin në rradhët e tyre.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja katalunase, “Sport.es”, tre skuadrat italiane, Milan, Inter dhe Lacio dëshirojnë të bëjnë për vete sulmuesin e Barcelonës, i cili pjesë e skuadrës nga Katalunja është tashmë 6 vie të plota.
Suarez edhe përkundër kontributit të madh që ka dhënë gjatë periudhës së kaluar te Barcelona, i njëjti nuk bënë pjesë në planet e trajnerit të ri, Ronald Kuman, ndërsa thuhet se një gjë të tillë strategu holandez, i’a ka thënë në sy vetë uruguaianit.
Interi shihet si favorit në këtë garë, pasi që Suarez mund të përfshihet në operacionin Lautaro, një futbollistë ky shumë i pëlqyer nga ana e drejtuesve të Barcelonës. Nga ana tjetër, Milani është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe pikërisht te Suarez shohin përforcimin ideal për repartin e avansuar.