Demir Imeri tregon arsyen pse pranoi të nënshkruaj me Vllazninë

Futbollisti me origjinë nga Kërçova, Demir Imeri të hënën ka zyrtarizuar transferimin e tij te skuadra e njohur shqiptare e Vllaznisë së Shkodrës, njofton “infOSport.mk”. Imeri, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës ukrainase të Olimpik Donjetsk, me Vllazninë ka firmosur kontratë një vjeçare, ndërsa në një prononcim për portalin tonë, ai tregoi edhe arsyen pse pranoi pikërisht ofertën e skuadrës shkodrane.

“Ajo që më shtyrë të nënshkruajë me Vllazninë, është plani i tyre dhe fakti se ata konsiderohen si skuadra e dytë e Rijekës nga Kroacia. Gjithashtu duhet cekur se bëhet fjalë për një skuadër me traditë të madhe në Shqipëri, ndryshe siç njihet Shkodra, si djepi i futbollit shqiptarë” – tha enkas për “infOSport.mk”, Demir Imeri.

Për 24-vjeçarin Imeri kjo do të jetë hera e dytë që do të luaj në Superligën e Shqipërisë, aty ku kishte luajtur edhe në sezonin 2017/2018 me ekipin e Kamzës.

Imeri në Superligën shqiptare numëron 21 ndeshje, 3 gola dhe 2 asiste.

Leave a Reply