Armend Alimi pozitiv në Kovid 19, nuk udhëton drejt Azerbejxhanit

Shkëndija do ta hap aventurën e europiane të enjten me ndeshjen ndaj Sumgayit të Azerbejxhanit në kuadër të xhiros së parë eliminatore të Liga Europa.

Mirëpo për këtë ndeshje kuqezinjtë do të kenë mungesë mesfushorin Armend Alimi, pasi kumanovari ka rezultuar pozitiv në testet për Kovid 19 të bëra ditën e sotme. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi i Shkëndijës, duke informuar se futbollisti i tyre është asimptomatik dhe është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpinë e tij.

Shkëndija ndeshjen me Sumgayit do ta luaj të enjtën nga ora 18:00.

Leave a Reply