Prishtina e ka mbyllur aventurën europiane, kjo më së shumti për shkak “Covid 19”. Në dy raste te skuadra kosovare rezultuan nga 8 futbollistë me koronavirus, ndërsa e gjithë kjo bëri që ndeshja e raundit parakualifkues kundër Lincoln të anulohet.
Pasi një gjë e tillë ndodhi dy herë brenda pak ditëve, tashmë UEFA ka ardhur me vendimin e fundit, duke i dhënë fitoren në tavolinë skuadrës së Lincoln nga Gjibraltari.