Trajneri i portierëve të Interit, Adriano Bonaiuti është shtruar në spital pasi një makinë e ka goditur teksa kishte dalë për të bërë xhiro me biçikletë.
Sipas “Il Resto del Carlino”, 53 vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën.
Aksidenti ndodhi pranë Askolit disa orë pasi Bonaiuti ishte kthyer nga finalja e Liga Europës në Gjermani.
Bonaiuti është pjesë e stafit të Interit si trajner i portierëve që prej vitit 2013-të.
Si lojtar, 53 vjeçari ka veshur fanellat e disa skuadrave si Verona, Juventus, Padova, Palermo, Udineze, etj.