Skënderbeu asesi të ngre kokën, UEFA i bllokon edhe merkaton

Vështirësohet akoma edhe më shumë situata për Skënderbeun dhe të ardhmen e klubit korçar. Sikur të mos mjaftonte fakti që Gjykata Federale la në fuqi dënimin e UEFA-s, (korçarët nga ky moment kanë për të shlyer edhe shtatë vite pjesëmarrjeje në Europë dhe 1 milion euro gjobë), skuadra ish kampione e Shqipërisë ka marrë edhe një goditje tjetër të madhe nga ana e UEFA-s.

Burime të sigurta të gazetës “Panorama Sport” pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se së fundmi Shtëpia e Futbollit Europian ka marrë vendimin për të bllokuar merkaton në hyrje të korçarëve.

Vërtetë një lajm aspak i mirë për trajnerin e ri të Skënderbeut, Julian Ahmataj, i cili në grumbullimin e parë në dispozicion kishte vetëm 14 futbollistë.

 

Leave a Reply