Partizani i Tiranës vjen në Ohër, u bashkohet edhe Jasir Asani!

Skuadra e Partizanit është nisur drejt qytetit të Ohrit për të kryer fazën përgatitore për sezonin e ri 2020/2021. Pjesë e ekipit që do të udhëtojë drejt vendit tonë, do të jetë edhe Jasir Asani, i cili mbylli huazimin 6 mujor te AIK-u në Suedi.

Gjatë qëndrimit në Ohër, Partizani do të kryejë disa ndeshje miqësore.

Deri tani, 16-herë kampionët e Shqipërisë kanë kryer dy takime kontrolluese (1-1 me Korabin dhe 0-1 me Egnatian).

Kujtojmë pjesë e skuadrës nga kryeqendra shqiptare janë edhe shkupjani Besnik Ferati, strugani Egzon Belica, si dhe ish futbollisti i FC Shkupit, Ron Broja.

 

Leave a Reply