Nehar Sadiki dhe Renova ndajnë rrugët

Nehar Sadiki më nuk do të jetë pjesë e Renovës. Mbrojtësi kumanovar me pëlqim të dyanshëm ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën tetovare, pjesë e së cilës  ishte nga janari i vitit 2019-të, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë kanë njoftuar nga tabori i klubit nga Xhepçishti përmes faqes zyrtare në “facebook”.

Pas një marveshje të dy anëshme Nehar Sadiki ndërpret bashkpunimin me skuadrën tonë. i Urojm suksese dhe shëndet në skuadren e tij të rre. #FORCARENOVA🔵⚪️💙

Публикувахте от K.F Renova в Неделя, 23 август 2020 г.

Sadiki edicionin e kaluar me Renovën zhvilloi 12 ndeshje, ndërsa gjithsej me fanellën “bardhekaltër” ka regjistruar 22 ndeshje dhe 1 gol të shënuar.

Përveç me Renovën, Sadiki në futbollin vendor ka veshur edhe fanellën e Rabotniçkit, EuroMilkut dhe Milanos nga Kumanova.

Leave a Reply