Ish futbollisti i Shkëndijës transferohet te Vllaznia

Ish futbollisti i Shkëndijës, Demir Imeri, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës ukrainase të Olimpik Donjetsk, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Shqipëri, te skuadra e Vllaznisë nga Shkodra, njofton “infOSport.mk”.

Imeri është prezantuar nga  Drejtori sportiv i shkodranëve, Matko Djarmati, ndërsa do të jetë kjo hera e dytë që do të luaj në Shqipëri, pas aventurës që kishte te Kamza në sezonin 2017/2018.

Imeri me skuadrën e Kamzës ka zhvilluar 21 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola, ndërsa edhe pse i ri në moshë pas vetes numëron 90 ndeshje në Ligën e Parë, ku ka shënuar edhe 16 gola, transmeton “infOSport.mk”.

Kujtojmë Imeri ka luajtur me Vëllazërimin, Shkëndijën e Tetovës, Rabotniçkin, Horizont Turnovën dhe Renovën, ndërkohë gjithashtu ka bërë edhe një karrierë ndërkombëtare duke luajtur  në Finlandë me Kemi Kings, në Malta me ekipin e Mosta dhe në Ukrainë me Olimpik Donjetsk.

Imeri kështu i bashkohet Mevlan Adilit te skuadra e Vllaznisë, që në këtë merkato gjithashtu angazhoi edhe futbollistin maqedonas, Aleksandar Isaevski.

Leave a Reply