Mërgim Vojvoda pritet të hedhë firmën me Torinon. Mbrojtësi i Kosovës dhe Standard Liege në Belgjikë, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Shpresave të Shqipërisë, do bëhet shqiptari i radhës në Serie A, ndërsa Torino ka fituar garën me Atalantën, një skuadër tjetër që ishte në garë për shërbimet e reprezentuesit kosovar.
Skuadra nga Bergamo ka pasur një akord personal me futbollistin 26 vjeçar, ndërsa Standard Liezh ka bllokuar gjithçka pasi dëshironte plot 6.5 milion euro për kartonin e lojtarit.
Shuma duket se është paguar nga Torino, që “rrëmben” kështu lojtarin e talentuar. Pas vizitave mjekësore, nesër pritet edhe zyrtarizimi i Vojvodës te skuadra e Torinos.