Bunjamin Shabani me shumë gjasa do të rikthehet në elitën e futbollit vendor. Informacione të afërta me “infOSport.mk”, bëjnë me dije se kumanovari, i cili u shpall kampion me Dritën e Gjilanit, është shumë afër nënshkrimit me skuadrën e Struga Trim Lum.
Kujtojmë Shabani para se të transferohej në futbollin kosovar, ai ishte pjesë e skuadrës armene të Shirak, ndërsa në futbollin vendor ishte pjesë e FC Shkupit.
Kujtojmë në futbollin vendor kishte luajtur edhe me Bashkimin, Milanon, Skopjen, Shkëndijën dhe Renovën, ndërsa jashtë kufijve tanë, përveç në Kosovë dhe Armeni, kishte luajtur edhe në Shqipëri dhe Finlandë, transmeton “infOSport.mk”.
Ndryshe Shabani në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë ka zhvilluar plotë 150 ndeshje, duke regjistruar 10 gola dhe 5 asiste.