Super Albian Ajeti, 9 minuta i mjaftojnë për të shënuar dhe për ti dhuruar fitoren Selltikut (VIDEO)

Albian Ajeti i cili vetëm 10 ditë më parë kompletoi transferimin e tij te gjigandët skocez të Selltikut, në debutimin e tij në elitën e futbollit skocez ka arritur të gjejë golin, njofton “infOSport.mk”.

Ajeti shënoi golin e vetëm në ndeshjen e javës së 5-të kundër Dandi Junajted në transfertë, duke i dhuruar 3 pikë mjaft të vlefshme skuadrës së tij.

Sulmuesi shqiptarë që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës në lojë u inkuadrua në minutën e 74-të, ndërsa në të 83-tën gjeti golin debutues me fanellën e Selltikut.

Kujtojmë Ajeti me fanellën e gjigandit skocez kishte debutuar me 18 gusht në ndeshjen eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Rejkjavik, në të cilën Selltiku kishte shënuar fitore 6:0, transmeton “infOSport.mk”.

Pas 5 xhirove, Selltiku mban pozitën e katërt në renditje me 7 pikë, 6 më pak se lideri Gllazgou Renxhers, mirëpo duhet theksuar se skuadra e Albian Ajetit ka edhe dy ndeshje më pak.

Leave a Reply