Sileksi ka deklasuar Vardarin, duke e mundur me rezultat 4:0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Në takimin e zhvilluar në “Todor Proeski” në Shkup, Sileksi u tregua shumë i fortë për ekipin nga kryeqyteti, ndërsa me katër golat e Drashkoviqit, Ivanovskit, Gjorgjievit dhe Gjuriqit fitoi takimin dhe me tre pikë të plota kthehet në Kratovë. Ndërkohë në Struga ka marrë fitoren e parë në sezonin e ri, duke mundur me rezultat minimal 1:0 Borecin, ndërsa takimi Pelisteri-Rabotniçki u mbyll me barazim pa gola. Kujtojmë se ditën e djeshme Shkëndija dhe Renova regjistruan fitore, ndërsa triumf regjistroi edhe Shkupi në këtë xhiro, pasi mundi Bellasicën të premtën.