
Barcelona ka marrë një lajm shumë të keq, e që ka të bëjë me “Covid 19”. Nga klubi “katalunas” konfirmuan se futbollisti i tyre më i ri, Miralem Pjaniç ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
30-vjeçari Pjaniç Barcelonës i është bashkuar vetëm pak kohë më parë nga rradhët e Juventusit, mirëpo si duket aventura te skuadra e njohur spanjolle nuk i ka nisur mirë boshnjakut, i cili do të duhet qëndrojë tashmë në vetizolim për 15 ditë.
Pjaniç te Barcelona erdhi si pjesë e shkëmbimit me brazilianin e Barcelonës, Artur Melo.