Serzhinjo i FC Shkupit prezantohet te skuadra turke e Giresunspor

Braziliani Serxhinjo, ndryshe i njohur edhe për opinionin tonë futbollistik, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Turqi, te skuadra e Giresunspor, që garon në ligën e dytë turke, njofton “infOSport.mk”.

25-vjeçari Serzhinjo pjesë e futbollit elitar në vend ishte që nga viti 2017-të, duke veshur fanellën e dy skuadrave shkupjane, Rabotniçkit dhe FC Shkupit.

Te këta të fundit luajti për dy vite të plota, duke u shndërruar shumë shpejtë në një ndër futbollistët kryesor të skuadrës nga Çairi, me të cilën edicionin e kaluar në 22 ndeshje shënoi 7 gola.

Ndryshe me FC Shkupin, Serzhinjo ka zhvilluar gjithsej 57 ndeshje, duke realizuar 14 gola, ndërkohë me “romantikët” kishte zhvilluar 25 ndeshje, duke qenë autorë i 5 golave. Kujtojmë Serzhinjo gjatë karrierës së tij kishte luajtur gjithashtu edhe në Shqipëri me Skënderbeun dhe Laçin, ndërsa në Kosovë kishte qenë pjesë e Hajvalisë, transmeton “infOSport.mk”.

Transferimi te Giresunspor është një hap i madh në karrierën e brazilianit, i cili për këtë të arritur falënderon familjen, miqtë dhe mbi të gjitha Zotin.

 

Leave a Reply