Sadiki: Të fitojmë sot dhe të udhëtojmë të qetë dhe të motivuar për në Jerevan

Renova sot në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit vendor do të mirëpret Akademia Pandevin, njofton “infOSport.mk”. Do të jetë kjo një përballje mes dy skuadrave që këtë edicion ende nuk kanë shijuar aromën e fitores, me “gjipspunuesit” që kanë regjistruar dy barazime dhe skuadrën nga Strumica, që ka pësuar dy disfata, madje duke mos arritur të shënojë asnjë gol.

Në prag të këtij takimi, ku Renova pretendon fitoren, nga tabori i skuadrës “bardhekaltër” nga Xhepçishti, ka folur mesfushori Burim Sadiki, i cili potencon se fitorja në këtë ndeshje do të bënte që skuadra e tyre më e qetë dhe me shumë motivim të udhëtojë për në Jerevan, ku me datë 27 gusht do të përballen me skuadrën e Alashkert, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Liga Europa.

“Fitorja dhe arkëtimi i tre pikëve në ndeshjen e sotme kundër Akademia Pandevit do të na mundësoj që të qetë dhe të motivuar të udhëtojm drejt Jerevanit në ndeshjen kualifikuese të Liga Europa kundër ekipit ermen F.C Alashkert” – tha Burim Sadiki për faqen zyrtare të klubit tetovar.

Ndeshja Renova – Akademia Pandev zhvillohet sot me fillim në ora 17:00 në stadiumin e qytetit të Tetovës.

 

Leave a Reply