Dy skuadrat që shihen si pretendentët kryesor për inkuadrim në Ligën e Parë, Bregallnica dhe Tikveshi, sezonin e ri në Ligën e Dytë – Lindje e nisën me fitore minimale, njofton “infOSport.mk”.
Që të dyja këto skuadra shënuan fitore si mysafir. Bregallnica falë golit të shënuar nga Martin Stojanov në minutat shtesë të pjesës së parë, mundi Sasa-n në Kamenicë, ndërkohë golin e fitores për Tikveshin ndaj Plaçkovicës, e realizoi Metodija Delov në minutën e 77-të.
ВТОРА ЛИГА – ИСТОК (1. КОЛО) – Каменица Саса – Брегалница 0-1 (Стрелец_ Мартин Стојанов)
Публикувахте от Фудбалски клуб Брегалница / Football Club Bregalnica в Събота, 22 август 2020 г.
Kozhuvi falë golave të shënuar në pjesën e dytë me anë të Nikolla Kostadinov (57’ penaltia) dhe Tomoca Petrov (65’), mundi Osogovën me rezultatin 2:0, Rosoman në përballjen e dy skuadrave të rikthyera në ligën e dytë, me shifrat 2:1 mundi Slloga Vinicën, ndërkohë Pobeda regjistroi fitoren më të thellë të javës, duke mundur 4:1 Kit Go, te e cila skuadër nga ky edicion do të luaj edhe kumanovari Alpaj Jusuf.
Që të 4 golat, Pobeda i realizoi gjatë pjesës së parë, edhe atë me autorë, Josheski (9’), Dimoski (15’), Dimitrijevski (37’) dhe Angjeleski (40’). Golin e nderit për mysafirët nga Pehçeva e realizoi Boshko Stupiq në minutën e fundit të takimit.
LDFMV, Lindje – Java 1 |
|||||||||||||||
|