Pas dyshes Jashanica-Gripshi, Ballkani transferon edhe një tjetër lojtar të Skënderbeut!

Pas Bajram Jashanicës dhe Nazmi Gripshit, skuadra kosovare e Ballkanit nga rradhët e Skënderbeut ka arritur që të marrë edhe futbollistin e talentuar, 19-vjeçarin Leonat Vitija, njofton “infOSport.mk”.

19-vjeçari prej një sezoni është pjesë e korçarëve, ku zbriti vetëm pesë herë në fushë. Ballkani ka besim në aftësitë e mbrojtësit nga Prishtina dhe po punon për ta bërë pjesë të skuadrës së sezonit të ardhshëm.

Vitija është pjesë e kombëtares së Kosovës U21 dhe më parë është aktivizuar me KEK dhe Prishtinën.

“Gazeta Olle” raporton se operacioni i transferimit të 19-vjeçarit në Suharekë është në rrugën e duhur dhe ditët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e djaloshit.

Leave a Reply