Pas fitores në finalen e madhe ndaj Interit, nga tabori i Seviljës, i pari që ka folur ishte kapiteni, Hesus Navas, i cili theksoi se skuadra e tij e meritoi fitoren dhe se ai është shumë krenar që ngriti lartë trofeun.
Ai bëri edhe një dedikim special, për ish bashëlojtarin e tij te Sevilja, Hoze Antonio Rejes, që nuk jeton më.
“Kjo skuadër e meriton këtë fitore. Kemi luftuar shumë gjatë gjithë vitit, kemi përjetuar një situatë të vështirë, si të gjithë të tjerët dhe u përpoqëm ta kalonim dita-ditës. Tifozët tanë e meritojnë, ata që e duan futbollin si ne dhe duhet ta shijojmë. Për mua do të thotë shumë të jem në gjendje të ngre trofeun si kapiten i Seviljës, për miqtë që nuk janë këtu, si Rejes”, – tha Hesus Navas, i cili tha edhe ca fjalë miradie për trajnerin e skuadrës: “Lopetegi punon 24 orë në ditë për Seviljën dhe ai e mori më të mirën prej nesh”, – përfundoi mbrojtësi i krahut të djathtë të skuadrës nga “Ramon Sançez Pizhuan”, ndryshe ikonë e kësaj skuadre.