Jasir Asani nuk rikthehet te Partizani, transferohet në Turqi!

Jasir Asani nuk arriti të gjejë veten te skuadra suedeze e AIK, te e cila skuadër luajti në formë huazimi. Kështu shkupjani u rikthye te Partizani, por me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e të kuqve për sezonin e ri.

Sulmuesi anësor është shumë afër kalimit te skuadra turke e Sivasporit. Futbollisti ka arritur marrëveshjen për kalimin te klubi turk dhe zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt. Sivaspor e mbylli sezonin në vendin e 4-të në Superligën turke dhe do të luajë në ndeshjet e Liga Europa, ndërsa kjo do të jetë një mundësi e mirë për Asanin për të dëshmuar cilësitë e tij të larta që posedon.

Duke pasur parasysh se Asani me Partizanin ka kontratë deri në fund të këtij viti, besohet që drejtuesit e Partizanit të pranojnë çfarë do oferte nga ana e Sivaspor, kjo pasi në fund të vitit do e humbiste atë me parametra zero.

Leave a Reply