Robin Haxhi Krasniqi ka shënuar fitore të madhe në boksin profesionist në kategorinë gjysmë të rëndë, duke mundur çekun Stanislav Eschner, njofton “infOSport.mk”.
Krasniqi e mbylli para kohe meçin e zhvilluar sonte në Magdeburg të Gjermanisë. Goditjet e njëpasnjëshme nga ana e boksierit shqiptarë ndaj çekut në raundin e 6-të, bënë që të reagojë edhe gjyqtari, i cili ndërpreu meçin.
Për Krasniqin ishte kjo fitorja e parë pas 15 muajve mungesë në ring, derisa herën e fundit ishte ndeshur me Stefan Haertel, nga i cili kishte pësuar disfatë.
Ndryshe fitorja e sontme për Haxhi Krasniqin ishte e 50-ta në karrierë, nga gjithsej 56 lufta.
Robin Krasniqi pic.twitter.com/I46tpq1N9g
— Magazina Sportive (@KosovoMagazine) August 22, 2020