E keni ditur, Tirana dhe Crvena Zvezda ishin takuar edhe para 75 viteve

Ndeshja e raundit të dytë të Ligës së Kampionëve midis Tiranës dhe Crvena Zvezdës ka zgjuar shumë interesim në gjithë Ballkanin. Këto dy skuadra do të ndeshen me 25 gusht në “Air Albania Stadium”, kjo pasi të dyja skuadrat me mjaft sukses kaluan kundërshtarët e tyre të parë.

Tirana mundi skuadrën gjeorgjiane të Dinamo Tbilisit me rezultatin 2:0, ndërkohë Crvena Zvezda me shifrat 5:0 mundi skuadrën e Europa nga Gjibraltari.

Mirëpo e besoni dot, ndeshja e së martës nuk është e vetmja mes këtyre dy skuadrave. Për herë të parë dhe të fundit Tirana dhe Crvena Zvezda ishin ndeshur mes tyre në një miqësore, 75 vite më parë.

Tashmë këto dy skuadra do të luajnë për kalim në turin e tretë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve dhe mbi një “Qemal Stafa” që ka marrë pamje dhe emër tjetër. “Air Albania Stadium” do të presë dy skuadrat, ndërkohë që te Tirana kanë zbuluar edhe foton e rrallë nga miqësorja e shumë viteve më parë.

“FC Red Star për herë të parë në vitin 1945 ka luajtur një miqësore me KF Tirana. Ndeshja është zhvilluar në Stadiumin ‘Qemal Stafa’. Përballja rikthehet sërish pas 75 vitesh! #forcatirona”, shkruhet në postimin e bërë nga klubi kampion i Shqipërisë, Tirana.

FC Red Star për herë të parë në vitin 1945 ka luajtur një miqësore me KF Tirana. Ndeshja është zhvilluar në Stadiumin Qemal Stafa. Përballja rikthehet sërish pas 75 vitesh! #forcatirona

Публикувахте от KF Tirana в Петък, 21 август 2020 г.

 

Leave a Reply