Bruno Dita i gatshëm për të debutuar me Shkëndijën

Futbollisti i ardhur këtë merkato te Shkëndija, Bruno Dita, është i gatshëm për të debutuar sot me fanellën “kuqezi” në një ndeshje zyrtare, njofton “infOSport.mk”.

27-vjeçari Dita i ardhur nga rradhët e Skënderbeut të Korçës kishte debutuar në miqësoren ndaj Bregallnicës në Shtip me 1 gusht, kur Shkëndija kishte fituar me shifrat 2:0, ndërsa me Brunon në formacion, “kuqezinjtë” nga Tetova shpresojnë që një rezultat të tillë të përsërisin edhe në takimin e sotëm të javës së tretë kundër Makedonija GJ.P.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me fillim në ora 17:00 në stadiumin e Gjorçe Petrovit, ndërsa për formacionin zyrtarë, trajneri Ernest Gjoka do të vendoset vetëm pak para fillimit të ndeshjes.

Kujtojmë 3 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave të zhvilluara në Shkup janë mbyllur me barazime.

Leave a Reply