Baldovaliev debuton me gol te Drita

Zoran Baldovaliev ka debutuar me gol me fanellën e skuadrës së Dritës, njofton “infOSport.mk”.

Transferimi i fundit i skuadrës nga Bogovina, shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij të re në përballjen e xhiros së parë në Ligën e Dytë – Perëndim, kundër Vardarit të Forinës.

Ndeshja në fjalë u mbyll me barazim 1:1, ndërkohë Baldovaliev golin e tij të parë në ndeshjet e Ligës së Dytë në vend e realizoi në minutën e 20-të.

Në anën tjetër golin e barazimit për Vardarin e Forinës e realizoi shkupjani, Emir Aliu, i rikthyeri nga rradhët e Korabit të Dibrës, transmeton “infOSport.mk”.

Kujtojmë Baldovaliev te Drita e Bogovinës u transferua nga rradhët e Tikveshit, ndërsa që në start po dëshmon se do të jetë një përforcim i mirë për skuadrën tetovare, që këtë vit pretendon për inkuadrim në elitën e futbollit vendor, aty ku kishte luajtur vite më parë.

Leave a Reply