Skuadra e Prishtinës nuk pati aspak fat në aventurën europiane. Skuadra nga kryeqendra kosovare, si fituese e Kupës duheshe të përfaqësojë Kosovën në ndeshjet e Liga Europa, mirëpo në dy raste te “bardhekaltërit” rezultuan futbollistë me “Covid 19”.
Sikurse herën e parë, kur rezultuan 8 futbollistë me “Covid 19”, ashtu ndodhi edhe sot, me skuadrën e kombinuar e përbërë nga futbollistë të ndryshëm.
Kështu ndeshja Lincoln Red Imps – Prishtina është anuluar, edhe pse nuk ka ende një konfirmim nga ana e UEFA-s.
Një gjë të tillë drejtuesve të Prishtinës u është konfirmuar nga stafi i klubit në Gjibraltar.
Në kushte të tilla FC Prishtina pritet ta humbas ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0, njëjtë sikurse edhe Drita e Gjilanit që e humbasi kundër Linfield në kuadër të parakualifikueseve për Ligën e Kampionëve.