FC Shkupi sot në Strumicë do të jetë mysafir i Bellasicës në ndeshjen e parë të javës së tretë në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Bazuar në dy xhirot e para dhe rezultatet e arritura nga këto dy skuadra, FC Shkupi shihet si favorit në letër, megjithatë trajneri Muharem Bajrami këtë ndeshje do të duhet ta zhvillojë pa njërin prej futbollistëve më të mirë në dy javët e para, Iliri Ademi.
Sulmuesi nga Gostivari, edhe pse nuk gjeti golin ai ishte shumë meritor për rezultatet e FC Shkupit në ndeshjet me Shkëndijën (2:2) dhe Makedonija Gj.P (3:1), ku regjistroi nga një asist për bashkëlojtarët e tij.
Ademi do të mungojë për shkak kartonit të kuq (dy kartonë të verdhë) që e morri në ndeshjen e fundit kundër Makedonija GJ.P, në të cilën ndeshje asistoi për mrrekulli për Fatjon Jusufin që në minutën e katërt, ndërsa gjithashtu kishte asistuar edhe në golin e parë të shënuar nga Dembo Darboe në ndeshjen kundër Shkëndijës.
Ndeshja midis Bellasicës dhe FC Shkupit starton në ora 17:00.