Dembo Darboe pa dyshim se po kalon momentet e tij më të mira të karrierës. 5 gola në 3 ndeshje për sulmuesin nga Gambia, i cili sot i vetëm mundi Bellasicën 2:0, me dy golat e shënuar në fund të takimit, njofton “infOSport.mk”.
Darboe golin e parë e realizoi në minutën e 89-të, kur doli të jetë i saktë nga penaltia, të cilën e përfitoi vetë.
GOOOOOOOOOOL….FC SHKUPI AVANSON NDAJ BELLASICËS
GOOOOOOOOOOL….FC SHKUPI AVANSON NDAJ BELLASICËS
Публикувахте от infosport.mk в Петък, 21 август 2020 г.
Ishte ky goli i dytë që sulmuesi i FC Shkupit po e shënon nga pika e bardhë këtë edicion, pas atij në ndeshjen e parë ndaj Shkëndijës, ndërsa golin e dytë personal në këtë takim e realizoi në minutën e 93-të.
Dembo Darboe shenon edhe golin e dyte ndaj Bellasices
Dembo Darboe shenon edhe golin e dyte ndaj BellasicesBELLASICA – FC SHKUPI 0:2 (D. Darboe 89', 90+3')
Публикувахте от infosport.mk в Петък, 21 август 2020 г.
Pasi pranoi një top para zonës kundërshtare nga ana e Gudiabit, për mrrekulli u lirua edhe nga portieri Siljanovski, duke vendosur reuzltatin përfundimtarë të këtij takimi, Bellasica 0, FC Shkupi 2.
Me këtë fitore skuadra nga Çairi kryeson e vetme renditjen me 7 pikë, ndërsa kjo fitore vjen në momentin e duhur, për të ruajtur këtë atmosferë të mrrekullueshme në prag të takimit të parë në kuadër të Liga Europa, që FC Shkupi do ta zhvillojë në transfertë me 27 gusht kundër Neftçi nga Azerbejxhani.