Talenti shqiptar, Armando Broja gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra holandeze e Vitesse. Futbollisti i kombëtares U21 të Shqipërisë, te ish skuadra e Milot Rashicës do të luaj në formë huazimi nga rradhët e Çelzit, aty ku edicionin e kaluar debutoi edhe me ekipin e parë, njofton “infOSport.mk”.
Broja do të paraqitet për Vitessen në edicionin e ri në mënyrë që të zhvillohet sa më shumë si futbollist.
Ai shihet si lojtar me perspektiv, ndërsa pikërisht te Vitesse pritet të marrë atë përvojën e duhur dhe të ec hapave të Milot Rashicës, i cili vite më parë kishte qenë pjesë e kësaj skuadre holandeze, nga e cila më pas u transferua në Bundesligë, te Verder Bremeni.
OFFICIAL: Armando Broja has signed for Vitesse on a season-long loan. #CFC | @ChelseaFC pic.twitter.com/JWUhhkSRmD
— Absolute Chelsea (@AbsoluteChelsea) August 21, 2020