Një lajm tronditës është raportuar nga mediat gjermane. Bëhet fjalë për futbollistin legjendar, Mihael Ballak i cili mësohet se është diagnostikuar me kancer.
Ka qenë e përditshmja gjermane “Bild” e cila ka bërë publike këtë fakt me të vërtet tronditës.
Ish-mesfushori i Bajer Leverkusenit, Bajern Munihut dhe Çelzit, një nga lojtarët më të mirë e ikonikë të historisë së kohëve të fundit të futbollit në Gjermani, raportohet së i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjike për të hequr një tumor që ishte shfaqur pranë shtyllës kurrizore.
Zbulimi i sëmundjes nga ana e ish-futbollistit 44-vjeçar, ndodhi rreth një muaj më parë, teksa kërkonte një operacionin të domosdoshëm.
Ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses, ndërsa tani për Ballakun ka nisur një terapi e gjatë e i vështirë.