Ndeshja e anuluar midis Tre Pene dhe Gjilanit, e paraparë të zhvillohet nesër, nuk do të zhvillohet me fillim në ora 18:00, ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, por e njëjta do të luhet me fillim në ora 20:00, njofton “infOSport.mk”.
Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra nga San Marino, përmes një postimi në faqen zyrtare në “facebook”.
#MatchUpdate ⚽Nel primo pomeriggio era arrivata la comunicazione da parte della UEFA di rimandare la partita prevista…
Публикувахте от SP Tre Penne в Четвъртък, 20 август 2020 г.
Takimi Tre Penne – Gjilani duheshe të zhvillohet sonte me fillim në ora 21:00, mirëpo i njëjti u anulua orë më parë, për shkak se futbollisti i Gjilanit, Shend Kelmendi, rezutoi pozitiv me “Covid 19”.
Ndryshe, Gjilani u bë skuadra e tretë kosovare që iu anulua ndeshja për shkak rasteve me Covid 19, pas Dritës dhe Prishtinës, me këta të fundit që do të luajnë ndeshjen kundër Lincoln (22 gusht) me skuadër të kombinuar me futbollistë nga Superliga e Kosovës.