Bajern Munihu theu një rekord, tashmë vihet pas një rekordi tjetër të Barçës

Performanca e Bajernit të Munihut që nga fillimi i sezonit në Ligën e Kampionëve ka qenë e shkëlqyeshme, ndërsa kjo ka bërë që kjo skuadër të thyej edhe disa rekorde, transmeton “infOSport.mk”.

Mbrëmjen e së mërkurës “bavarezët” mundën Lionin 3:0 dhe me plotë meritë u kulifikuan në finalen e madhe të ligës më prestigjioze europiane në nivel klubesh.

Fitorja e mbrëmshme për skuadrën e Hanzi Flik ishte e 10-ta me rradhë, me ç’rast Bajerni i Munihut theu rekordin e deritanishëm të Barcelonës nga sezoni 2002/2003, kur “katalunasit” kishin arritur 9 fitore të njëpasnjëshme.

Në ndeshjet në grupe, Bajerni i Munihut regjistroi nga dy fitore përballë skuadrave kundërshtare, si: Crvena Zvezda (3:0 dhe 6:0), Totenham (7:2 dhe 3:1) dhe Olimpijakos (3:2 dhe 2:0).

Në 1/8 e finales, Levandovski me shokë turpëruan Çelzin duke mundur në të dyja ndeshjet, 3:0 dhe 4:1, ndërsa në çerekfinale deklasuan Barcelonën me rezultatin 8:2.

Pas fitores ndaj Lionit, Bajerni i Munihut numëron 42 gola që nga fillimi i kampanjës në Ligën e Kampionëve. Kësisoj skuadra gjermane tejkaloi të arriturat e Realit të Madridit nga sezoni 2013/2014 dhe të Liverpullit nga sezoni 2018/2019, kur kishin shënuar nga 41 gola.

Rekordin në këtë kategori e mban Barcelona, skuadër kjo që gjatë sezonit 1999/2000 kishte realizuar plotë 45 gola.

Megjithatë dallimi është se Barcelona kishte zhvilluar plotë 12 ndeshje në dy fazat e grupeve, derisa edhe ndeshjet me eliminim direkt luheshin me sistemin vajtje-ardhje (nga dy ndeshje), përcjellë “infOSport.mk”.

Katalunasit shifrën e 45 golave e kishin arritur në gjithsej 16 ndeshje, ndërkohë Bajerni i Munihut 42 gola ka shënuar në vetëm 10 ndeshje, ashtu që ka gjasa që të barazojë, apo të thyej edhe këtë rekord tjetër të skuadrës së Barcelonës.

Leave a Reply