Super Tirana eliminon Dinamo Tbilisin, cakton përballje me Crvena Zvezdën (VIDEO)

Tiranë madhështore. Kështu mund të përshkuruhet paraqitja e sotme e kampionëve në fuqi të Shqipërisë sonte përballë Dinamo Tbilist në Gjeorgji, njofton “infOSport.mk”.

Tirana shënoi fitore 2:0, duke kaluar në raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, ku tashmë e pret përballja me Crvena Zvezdën.

Torasa në minutat shtesë të pjesës së parë përfitoi nga hezitimi i portierit dhe mbrojtjes kundërshtare, duke kaluar në avantazh Tiranën.


GOLAT NGA NDESHJA DINAMI TBILISI – TIRANA, NDIQNI KËTU.


Ky gol ju dha edhe më shumë vetëbesim futbollistëve të Tiranës, që bënë një pjesë të dytë shumë të mirë. Egbo në Tbilisi u paraqit me një strategji më ndryshe, duke zgjedhur t’i lërë qarkullimin e topit dhe të befasojë me shpejtësinë e sulmit.

Strategji fituese e trajnerit, Egbo, me Tiranën që arrin të shënojë edhe golin e dytë në minutën e 86-të, transmeton “infOSport.mk”.

Pas një tentative të Muçit, topi nuk kontrollohet siç duhet nga portieri i Dinami Tbilisit, ndërsa me shumë vëmendje aksionin po ndiqte Marsel Ismajlgeci, i cili nga afërsia shtyu sferën drejt rrjetës për rezultat 2:0, duke bërë që Tirana e tij të kualifikohet në raundin e dytë eliminator, ku i pret skuadra serbe e Crvena Zvezdas.

 

Leave a Reply