Renova sot prezanton një përforcim nga Kosova

Ikja e Fisnik Zukës la të zbrazur pozitën e krahut në majtë në mbrojtje, ndërsa kjo u vërejtë edhe në dy xhirot e para të sezonit të ri. Ndaj drejtuesit e Renovës reaguan shumë shpejtë, me ç’rast në Kosovë arritën të gjejnë zëvendësuesin  e shkupjanit, i cili përforcoi rradhët e Rabotniçkit.

Informacionet e “infOSport.mk” bëjnë me dije se “gjipspunuesit” kanë arritur marrëveshje një vjeçare me Arbër Shalën, i cili pritet që të prezantohet sot rreth orës 16:00.

28-vjeçari Shala te Renova vjen si futbollistë i lirë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Dukagjinit, me të cilën skuadër edicionin e kaluar zhvilloi gjithsej 17 ndeshje, 14 prej të cilave në Superliën e Kosovës, ku realizoi edhe 2 gola.

Ndryshe karrierën e tij, Shala e kishte nisur te Gjilani, që më pas të luaj te Hajvalia, Drita dhe Liria, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Laçit dhe Kamzës në Shqipëri.

Renova të shtunën do të mirëpret Akademia Pandevin në Tetovë në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë, ku do të kërkojë fitoren e parë.

Leave a Reply