Ylli brazilian i Paris Sen Zhermen, Nejmar, mund të mungojë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, kjo për shkak të rregullave të përfshira në protokollin e sigurisë nga “Covid 19”.
Braziliani mbrëmë pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale kundër Lajpcigut, në të cilën “parisienët” shënuan fitore 3:0, ndërroi fanellën me Halstenberg, gjë kjo që nuk lejohet.
Neymar could be BANNED for Champions League final after swapping shirts with Halstenberg following PSG’s win vs Leipzig.pic.twitter.com/irg3Sr0wpY
— FOOTBALL FANS STUFF (@officialffsnews) August 18, 2020
Në rast se ndodh diçka e tillë, atëherë futbollistët duhet të futen në karantinë për 12 ditë. Finalja e Ligës së Kampionëve në program është me datë 23 gusht, që i bie se Nejmar mund të mos jetë në fushë në betejën më të rëndësishme të sezonit me skuadrën e tij, që këtë vit shkroi historinë duke u kualifikuar për herë të parë në një finale të ligës më prestigjioze europiane në nivel klubesh.