Moldavia nuk e njeh Kosovën, UEFA vendos që kjo ndeshje të zhvillohet në Itali

UEFA ka konfirmuar se ndeshja Moldavi – Kosovë do të luhet në Itali, në stadiumin e Parmës, “Ennio Tardini”, transmeton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me datë 3 shtator me fillim në ora 20:45. Moldavia ka refuzuar që të organizojë ndeshjen në territorin e saj për faktin se nuk e njeh Kosovën. Moldavët pretendojnë që edhe ndeshja në të cilën Kosova është vendase të luhet në terren neutral, por një mundësi të tillë e ka përjashtuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Me ndeshjen në “Enio Tardini”,  përfaqësuesja e Kosovës do të nis aventurën e saj të dytë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Për dallim nga edicioni i kaluar, kur Kosova bënte pjesë në Ligën D (niveli më i ultë), tashmë “dardanët” do të garojnë në Ligën C.

Përveç me Moldavinë, përfaqësuesja e Kosovës është në grup edhe me Slloveninë dhe Greqinë.

Me këta të fundit Kosova do të përballet më 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Por të gjitha ndeshjet duhet të konfirmohen pas situatës së rëndë të krijuar nga pandemia COVID-19.

Leave a Reply