Mazrekaj rikthehet në Superligën shqiptare

Kosovari, Mentor Mazrekaj ëshët lojtari më i ri i Laçit. Lajmin e ka konfirmuar vetë Mazrekaj me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ndryshe Ky transferim ka qënë kërkesë e drejtëpërdrjetë e trajnerit Armando Cungu, që e pëlqen shumë futbollistin kosovar, i cili pas 3 viteve sërish rikthehet për të luajtur në Superligën shqiptare.

”Nga dita e sotme kam firmosur nje kontrate me skuadren e Laçit . Falenderoj familjen bardhe e zi si dhe presidentin Pashk Laska per kete mundesi per te ritreguar dhe njehere vlerat e mia” – ka shkruar Mazrekaj, i cili gjatë karrierës së tij gjithashtu ka luajtur edhe me Prishtinën, Ferizajin, 2 Korrikun, Llapin si dhe skuadrën norvegjeze të Fortuna Oslo FK.

Mazrekaj në Superligën shqiptare numëron 93 ndeshje dhe 12 gola të shënuar.

 

 

Leave a Reply