Skuadra e Feronikelit, pjesë e së cilës është edhe strugani Besmir Bojku, gjatë ditës së sotme ka prezantuar reprezentuesin e Kosovës, Alban Pnishi, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për një futbollistë me mjaft përvojë, i cili karrierën e tij e kishte nisur në Zvicër, aty ku edhe kishte lindur.
Pnishi në futbollin zviceran ka zhvilluar rreth 200 ndeshje, 149 prej të cilave në “Challenge League” dhe 57 në Superligë, duke qenë pjesë e skuadrave të Vohlen dhe Grasshopers. Me këta të fundit numëron edhe 10 ndeshje në eliminatoret e Liga Europa, ndërsa te Feronikeli vjen nga Izraeli, më saktë nga skuadra e Bnei Yehuda.
Ai pritet që të jetë një forcë shtesë për mbrojtjen e Feronikelit në sezonin e ri, aty ku skuadra nga Drenasi pretendon shumë më shumë se edicionin që lamë pas, transmeton “infOSport.mk”.
Pnishi kujtojmë numëron edhe 7 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës, për të cilën kishte debutuar me 5 shtator të vitit 2016-të, në ndeshjen kundër Finlandës (1:1).