Mesfushori spanjoll, David Silva është rikthyer në La Liga pas plotë 10 viteve, duke i dhënë fund qëndrimit të tij te skuadra angleze e Mançester Sitit, transmeton “infOSport.mk”. Edhe pse emri i tij lidhej ngushtë me një transferim të mundshëm te Lacio, David Silva në fund vendosi që ti bashkohet Real Sociedadit, aty ku luan edhe futbollisti shqiptarë, Adnan Januzaj.
34-vjeçari Silva me Sitin kishte fituar plotë 11 trofe, edhe atë 4 tituj kampion, dy trofe në kuadër të FA Kupës dhe 5 në kuadër të Liga Kupës.
Ai para se të transferohej në Angli, në La Liga mbronte ngjyrat e Valencias, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Selta Vigon dhe Eibar.
Sezonin e fundit me Mançester Sitin kishte zhvilluar 40 ndeshje, duke realizuar 6 gola, edhe atë që të gjithë në Premierligë, aty ku ka zhvilluar plotë 309 ndeshje, duke regjistruar edhe 60 gola dhe 106 asiste për gol.
ℹ️ OFFICIAL ANNOUNCEMENT| We are delighted to announce the signing of @21lva. The player joins Real as a free agent until June 30, 2022.#WelcomeDavid #AurreraReala pic.twitter.com/PtqIkt4nJR
— Real Sociedad (@RealSociedadEN) August 17, 2020