Ndeshja e parë e sezonit të ri garues 2020/2021 në “Ligue 1” midis Olimpik Marsejës dhe Sent Etien, është shtyrë për një afat të pacaktuar, shkruan “infOSport.mk”.
Kjo ndeshje ishte programuar të zhvillohet të premten (21 gusht), mirëpo e njëjta është shtyrë, kjo për shkak se 4 anëtarë të skuadrës nga “Velodrome” kanë rezultuar pozitiv me “Covid 19”.
Kështu “Covid 19” pengon nisjen e sezonit të ri në “Ligue 1”, që do të nis me një ndeshje të shtyrë.
Ky vendim u mor pas kërkesës së bërë nga Komisioni Kombëtar i COVID i kishte bërë Sektorit të Garave në Ligën franceze.
Kështu, ndeshja Marsejë-St. Etien pritet të zhvillohet me 16 ose 17 shtator, edhe pse asgjë nuk është zyrtare për momentin.
Data e saktë do të vendoset në nga “Ligue 1”, në bashkëpunim me transmetuesin zyrtar të kampionatit francez. Kur vendimi të merret, do të publikohet edhe data e saktë dhe orari i kësaj ndeshjeje.
🚨 The Matchday 1 game between @OM_English and @ASSE_english has been postponed:https://t.co/VBlbFOtMak pic.twitter.com/E3UMsH6TYz
— Ligue1 English (@Ligue1_ENG) August 18, 2020