Të gjitha pistat e çonin drejt Lacios, mirëpo në moment të fundit spanjolli David Silva u zyrarizua te Real Sociedadi, duke u rikthyer kështu për të luajtur në La Liga pas plotë 10 viteve.
Mirëpo menjëherë pas prezantimit të David Silvas nga ana e drejtuesve të skuadrës baske, kishte reaguar Drejtroi sportiv i Lacios, Igli Tare.
“David Silvan nga sot e respektoj si futbollist por jo si njeri”, – kishte shkruar Tare.
Por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i babait të David Silvas kundrejt drejtorit sportiv, Igli Tare.
“Kishte bisedime me Lacion por edhe me Real Sociedadin dhe ekipe të tjera. Nuk kishte asnjë marrëveshje të arritur me Lacion. David është i surprizuar me reagimin e Lacios. Secili mund të zgjedhë çfarë të dojë. Lacio foli me agjentin e Silvës, jo me vetë Silvën. Nuk e kuptoj pse po e bëjnë kaq të madhe kur djali im nuk kishte arritur asnjë marrëveshje me Lacion”, – ishte shprehur babai i David Silvës për radio “Marca Donostia”.
Silva te Real Sociedadi ishte transferuar si agjent i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Mançester Sitin, pjesë e së cilës skuadër ishte për plotë 10 vite.