Xherdan Shaqiri planifikon të luaj me Liverpullin edhe sezonin e ardhshëm futbollistik 2020/2021, edhe përkundër faktit se sezonin e kaluar nuk merrte shumë hapësirë nga ana e trajnerit Jurgen Klop, shkruan “infOSport.mk”.
Futbollisti gjilanas për shkak dëmtimeve të shpeshta, luajti në vetëm 11 ndeshje. Ndërkohë pritjet e këtij sezoni janë shumë më të mëdha, ndërsa vetë Shaqiri thotë se do të luftojë për një vend titullari.
“Kur je i dëmtuar apo nuk luan, nuk je i kënaqur. Megjithatë unë me padurim po pres sezonin e ri, ku do të mundohem ti ndihmojë skuadrës” – ka thënë Shaqiri.
Shaqiri: “If you are injured or if you are not playing, you're frustrated. But I'm looking forward to this season and trying to help the team all the time, so I have the chance to play like the first season.” pic.twitter.com/08XrPhe0SV
— Anfield Edition (@AnfieldEdition) August 16, 2020
Futbollisti shqiptarë që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës, aktualisht me shokë ndodhen në Austri, ku po zhvillojnë fazën e përgatitjeve.
Liverpulli me stërvitjet për sezonin e ri garues kishte filluar vetëm 3 javë pas mbylljes së sezonit të kaluar, që u mbyll më vonë se viteve tjera, kjo për shkak pandemisë “Covid 19”.
Tashmë skuadra nga “Enfilld Roud” para vetes në disponim ka edhe disa javë deri në fillimin e sezonit të ri.
Me 29 gusht ata do të zhvillojnë ndeshjen e parë zyrtare, atë të “Kjomuniti Shild”, apo ndryshe e njohur si SuperKupa e Anglisë, ku për kundërshtarë do të kenë Arsenalin e Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit, transmeton “infOSport.mk”.
Shaqiri beson se kjo skuadër e Liverpullit ka kualitet dhe mundësinë që të fitojë edhe titullin e dytë me rradhë kampion në Angli: “Të gjithë jemi të gatshëm të luajmë dhe sërish të mbrojmë titullin e kampionit. Do të jetë e vështirë, mirëpo do të mundohemi që sërish të arrijmë shumë gjëra. Kemi potencial, skuadra ende është e uritur për suksese”.