18 gushti i vitit 2020 do të mbahet mend shumë gjatë kohë për skuadrën franceze të Paris Sen Zhermen, skuadër kjo që për herë të parë në histori do të luaj në një finale të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra “parisiene” në gjysmëfinale eliminoi befasinë më të këndshme të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, Lajpcigun, duke e mundur me rezultatin 3:0.
Punën më të madhe skuadra e Tushel e kreu gjatë pjesës së parë, kur falë golave të shënuar nga Markinjos (13’) dhe Anhel Di Maria (42’) avansoi me rezultatin 2:0. Gjatë kësaj pjese “parisienët” lëshuan edhe një disa raste ideale për gol, ndërsa golin e tretë për PSZH-në e realizoi Huan Bernat (56’).
Nejmar ishte i pafat sonte, duke goditur në dy raste shtyllat, ndërsa një gol tjetër iu anulua brazilianit për shkak se kishet luajtur me dorë.
Anhel Di Maria ishte më i dalluari në terren, pasi përveç golit të shënuar, bëri edhe dy asistime.
PSZH në finalen e madhe do të luajnë kundër skuadrës fituese nga përballja tjetër gjermano-franceze, Bajern Munih – Lion.
Kjo ndeshje në program është të mërkurën, ndërsa finalja e madhe do të luhet të dielën (23 gusht).