Interi me stil kualifikohet në finale ku e pret Sevilja (VIDEO)

Inter – Sevilja do të jetë ndeshja finale e edicionit 2019/2020 në Liga Europa. Kjo u bë e ditur pas zhvillimit të gjysmëfinales së dytë të hënën në mbrëmje, ku Interi i Antonio Kontes, demoloi skuadrën e njohur ukrainase të Shakhtar Donjetsk, duke e mundur me shifrat 5:0, njofton “infOSport.mk”.

Dyshja e sulmit Lukaku – Martinez, ishte vrasëse për ukrainasit, që nuk gjen dot ilaçin ndaj tyre. Që të dy shkëlqyen duke shënuar nga dy gola, ndërsa një gol tjetër për “zikaltërit” shënoi edhe D’Ambrozio.

Interi kështu rikthehet pas 10 viteve në garë për të fituar një trofe europian.

Finalja e madhe, Inter – Sevilja, do të zhvillohet me 21  gusht (e premte) në stadiumin e Këllnit.

Interi demolon Shakhtarin e Donjetskut dhe prek finalen e madhe në Liga Europa

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 17 август 2020 г.

Leave a Reply