Igli Tare dështoi të marrë spanjollin David Silva te Lacio, ndërsa vlonjati tashmë ka kthyer vëmendjen te një majtak tjetër. Fjala është për Xherdan Shaqirin e Liverpullit, i cili nuk po kalon një moment të mirë tek “Redsat“, pasi pothuajse të gjithë sezonin Klopi e la në stol shqiptarin, duke mos arritur të tregojë të gjithë potencialin e vetë.
Megjithatë Lacio duhet të bëjë një ofertë të mirë, pasi sulmuesi i Kombëtares zvicerane mbetet përsëri një nga lojtarët kryesorë të stolit rezervë dhe për këtë arsye Liverpulli nuk do ta lejojë largimin e tij për një çmim të ulët.
Këtë vit ekipi kryeqytetas u kualifikua në Ligën e Kampionëve pas një periudhe të gjatë pauze dhe transferimi i Shaqirit do të ishte një blerje mjaft e mirë e sezonit të ardhshëm.